Gazetari Ferhati: Do të ketë operacione të mëdha nga SPAK-u në 2023-shin

2 Janar 2023 | 13:07

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati thotë se në vitin 2023, do të kemi operacione të mëdha të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas Ferhatit, do të ketë mbylle të dosjeve të rëndësishme, për të cilat hetimet po kryhen prej disa vitesh.

“Nisur nga pritshmëritë, nisur nga premisat, unë besoj se do të kemi operacione shumë të mëdha të Prokurorisë së Posaçme. Do të kemi mbyllje të disa dosjeve shumë të rëndësishme, për të cilat, për sa kohë janë regjistruar hetime, po kryhen vite, muaj hetime, janë dosje që kanë “brumë”.

Për sa kohë që po zgjasin kaq shumë, po verifikohen kaq shumë, pritet të gjendet ajo prova. Duhet të kemi parasysh edhe diçka. Dyshimet dhe sigurimi i provës, aq më tepër për kallëzime apo për vepra penale të dyshuara, të cilat janë kryer shumë vite më parë, ështëe vështirë të gjenden prova. Ndaj dhe duhet të kemi parasysh edhe kompleksitetin e disa çështjeve”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026