Organizatori i heqjes së muralit të Banksy në Ukrainë përballet me disa vite burg
Organizatori i dyshuar i operacionit për heqjen dhe vjedhjen e muralit të artistit britanik me famë botërore Banksy në qytetin ukrainas të Hostomel mund të dënohet me 12 vjet burg nëse shpallet fajtor, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Murali i Banksy i një gruaje të veshur me maskë gazi dhe zjarrfikës u hoq nga një mur në qytetin Hostomel më 2 dhjetor, konfirmuan zyrtarët ukrainas, raporton Reuters.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, vepra artistike e artistit të njohur britanik vlerësohej në mbi 9 milionë hryvnia (243,900 dollarë).
“Kriminelët tentuan ta transferonin këtë grafit duke përdorur dërrasa druri dhe polietileni. Falë një informate të qytetarëve, ndërhyrjes së policisë dhe forcave të tjera të sigurisë, kriminelët u arrestuan dhe murali u kthye në vendin e vet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Banksy ka konfirmuar se ka pikturuar murale në gjashtë qytete të Ukrainës, ku u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre