Rriten tensionet në Maqedoninë e Veriut, opozita: Të mbahen zgjedhje të parakoshme
Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski ka kerkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke i konsideruar si “zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.
Ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj në datat 14 ose 21.
“Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.
“Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.
Me heret ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase. Pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia e veriut do ta kete te pamundur te avancoje ne negociatat per antarsim ne BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës