Bumçi: 90% e strukturave të PD mbështesin Berishën, 10% fraksionin tjetër  

5 Janar 2023 | 18:50

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se 90% e strukturave të PD mbështesin Berishën, 10% fraksionin tjetër të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Sipas Bumçit, kishte një projekt të qartë për të vrarë opozitën në Shqipëri, projekt që dështoi pasi opozita e tregoi forcën përmes protestave ku mblodhi mijëra mbështetës.

“Kur nisi foltorja ishin vetëm 4-5 deputetë që e mbështesnin. Sot mbi 90 për qind e strukturave mbështesin Berishën, përndryshe nuk mbushet bulevardi. Në gjykatë tashmë kemi një vendim në favor të grupit që drejtohet nga Berisha, që njeh vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit. 10 për qindëshi që mbështet Alibeajt përbën një fraksion, janë demokratë si ne. Nuk janë dy fraksione, ka 1 parti dhe një fraksion”,  tha Bumçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023