Lufta në festivalin e dritave, automjetet e shkatërruara në qendër të Helsinkit
Çdo vit në Helsinki mbahet festivali i dritave. Mbi 30 instalime u ekspozuan këtë vit, por vetëm njëri tërhoqi vëmendje të veçantë.
Në qendër të kryeqytetit finlandez u vendosën mbetje automjetesh të shkatërruara nga lufta në Ukrainë.
Automjetet në fjalë u shpëtuan dhe u transportuan nga Ukraina në Finlandë nga artisti çek, Maxim Vecovsky.
“Janë katër makina. Secila ka historinë e saj dhe të pronarit të makinës. Ato janë të gjitha të ndryshme, tregojnë historinë se si automjeti ka qenë një pjesë e jetës së përditshme të pronarit dhe se si papritur është shkatërruar. Për mua këto automjete janë thjesht simbole dhe po ashtu për artistin. Ato ilustrojnë se si jeta e përditshme papritur mund të shkatërrohet”, thotë Juha Rouhikoski, drejtor artistik i Festivalit të Dritave, Helsinki.
E quajtur “Vdekja e mundshme fizike në mendjen e dikujt që jeton”, ekspozita ka një impakt të fortë tek mendja e njerëzve që e vizitojnë.
“Për mendimin tim, kjo mund të thërrasë vetëm një emocion, trishtimin e thellë. Dhe është fantastike që një vepër që provokon të tilla mendime është sjellë në këtë festival”, shprehet Karina Kytomma, spektatore.
Kushdo mund ta vizitojë ekspozitën pasi është falas. Festivali i Dritave në Helsinki do të vazhdojë deri më 8 janar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 4 të vrarë në rajonin Kherson
- Franca furnizon me tanke Ukrainën, Zelensky optimist për fundin e luftës
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës