A të kontaktuan për të marrë Kombëtaren? Duro flet në Kubin Sportiv
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar.
Ndërkohë Shpëtim Duro, në një intervistë për “Kubin sportiv” në Euronews Albania, tregoi se nuk është kontaktuar nga askush për të qenë trajner i ekipit kombëtar.
Ai theksoi se çdo trajner tjetër shqiptar do ta bënte shumë mirë këtë punë.
“Kam punuar tetë vjet te ekipet kombëtare , kam qenë dhe zëvendës trajner i ekipit kombëtar. Përvoja ime është jashtëzakonisht dhe në skuadrat që kanë punuar në kupat e Europës. Kontakt nuk kam pasur por sigurisht do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe për punën nuk kam frikë asnjëherë.
Jam i bindur se si unë edhe ndonjë tjetër do e merrte këtë angazhim dhe e them me bindje që mund ta bënin punën shumë më mirë se ndonjë trajner i huaj.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur