“Më lidhën, goditën dhe grabitën”, flet nga spitali e moshuara që u grabit në Korçë
Luljeta Hoxha, e cila u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar nga policia ka folur së fundmi për mikrofonin e Euronews Albania.
Nga spitali ajo rrëfeu se si ndodhi ngjarja ndërsa tregoi se i lidhën duart dhe gojën me litar dhe më pas e dhunuan.
67 vjeçarja banuese në Pirg tha se nuk e di se kush mund të jenë personat që e grabitën.
“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Lekt me tha se të vrava. I thosha se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek. Nxori thikën. Me godite me shkelma.
Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha.
Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshija, në pyetën dhe u tregova. Me mori policia me solli pa ndjenja në spital. Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi