FOTO/ Ilir Meta vizitë në selinë e Partisë Demokratike

6 Janar 2023 | 11:28

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike mesditën e kësaj të premteje, ku pritet të zhvillojë aty një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, kreu i PL u filmua duke ngjitur shkallët e selisë blu.

Meta, shoqërohet në takim nga nënkryetari i LSi-së, Petrit Vasili.

Kujtojmë se kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në një gjendje gripale duke bërë që të anulonte dhe konferencën e përjavshme me gazetarët.

“Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës  së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që zoti Berisha mba çdo të premte me gazetarët”, bëri me dije gazetari i Euronews Ardit Hoxha.

Nuk dihen ende arsyet e viziës së Ilir Metës në selinë e PD-së, apo çështjet e diskutuara aty.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026