Protesta zgjidh problematikat e punonjëseve të fasonërisë në Bilisht
Protesta e punonjësve të rrobaqepsisë në Bilisht duket se ka sjellë zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre.
Euronews Albania ka mësuar përmes kryetares së sindikatës, Mirjeta Mulla, se të gjitha rrobaqepëseve u është komunikuar rikthimi në punë pronari.
Ndërkohë që edhe grave të cilat u ishin mbajtur një pjesë e pagës, u është bërë likuidimi total ditën e djeshme përmes bankës.
Gjithashtu bëhet me dije se sindikata e ngritur nga vetë punonjëset e rrobaqepsisë do të njihen nga pronari.
Kujtojmë se protesta e punonjësve të fasonërisë nisi pasi pronari i subjektit privat pushoi nga puna kryetaren e sindikatës dhe mbajti një pjesë të pagës në sektorin e prerjes.
Të enjten inspektoriati i punës pezulloi aktivitetin e biznesit pasi nuk ishte respektuar liria sindikale e punonjësve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania