Analisti bën deklaratën e fortë: Ilir Meta vetëm i prish punë PD-së
Analisti Bedri Islami deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta do i prishë punë Partisë Demokratike.
“Partia e Lirisë do të ndikojë jo pozitivisht për forcën e opozitës,” – u shpreh ai.
Analisti solli një shembull kur në zgjedhjet e 25 prillit një institut europian që monitoronte Shqipërinë në atë periudhë vuri re diçka të pazakontë.
“Në qarkun e Vlorës ku mendohej se Partia Demokratike do kishte rritje, pra nga 3 deputetë që kishte më para do vinte 4 ose 5, në momente të veçanta, me rreth 1000-1500 vota, sipas parashikimit, mendohej se do merrte deputetin e pestë dhe kjo do ishte një përmbysje. Por vihej re se sa herë në fushatë ndërhynte zoti Meta dhe takohej me udhëheqësit politik të opozitës këto vota binin dhe hendeku thellohej,” – u shpreh Islami.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje