Hodhi foshnjën në lumë, nëna pranon krimin. Si shfaqej gjendja e saj

7 Janar 2023 | 13:25

Gazetari i Euronews, Teodor Gjerga, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër mbrëmjen e të premtes, ku 32-vjeçarja Oriana Gremi hodhi në lumin Kir,foshnjën e saj 10 ditëshe.

Gjerga tha se nga dëshmitë e marra pranë maternitetit në Shkodër, 32-vjeçarja nuk ka shfaqur problem të shëndetit mendor në momentin e largimit.

Ai shton se e reja e ka pranuar krimin përpara efektivëve të policisëm ku tha se e kreu aktin e rëndë, pasi nuk kishte mundësi të mbante foshnjën.

“Duhet thënë se nuk ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike apo të disponojë një kartelë të problemeve të shëndetit mendor. Ky ka qenë komunikim që kemi pasur me spitalin rajonal të hkodrës, të cilët kanë thënë se në momentin që 32-vjeçarja ka dal nga materniteti nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, apo të ishte regjistruar pranë spitalit psikiatrik në spitalin rajonal të Shkodrës apo pranë qendrës ambulatore”, tha Gjerga.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026