Satelitë në orbitë, Spahiu: Qeveria shqiptare arrogante, cenohen të dhënat personale

7 Janar 2023 | 21:38

Juristi Kreshnik Spahiu tha se emisionin Review në Euronews Albania se mungesa e transparencës lidhur me satelitët e marrë me qira nga Shqipëria është problemi më i madh se ai lidhur me koston e tyre financiare.

Sipas Spahiut, qeveria shqiptare është treguar arrogante, pasi në mungesë të plotë informacioni dhe transparence po shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Unë mendoj se problemi financiar për satelitët është më i vogli. Problemi më i madh i të gjithë qeverive ka qenë mungesa  e kontrolli i territorit. Kjo masakër që është bërë në territorin shqiptar nuk është parë në asnjë vend tjetër që ka dalë nga komunizmi. A vjen mungesa e kontrollit nga mungesa e teknologjisë? Në komunizëm territori kontrollohej në çdo cep, nuk kishte kamera nuk kishte satelitë kontrollohej me autoritetin e shtetit. Kjo situatë ka ndryshuar sepse nuk ja dolëm të krijojmë një shtet të ligjit. Nuk them që Shqipëria të mos monitorohet me satelitë, por duhet të informosh individët. Është e sanksionuar me ligj që kur shteti monitoron diçka ku përfshihen të dhënat personale qytetarët duhet të informohen dhe të bëhet transparencë. Edhe një kamera në ashensor kur e vendos ti informon përdoruesit e ashensorit. Këta vendosin satelit dhe nuk bëjnë transparencë”,  tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026