‘Edhe pamje të nëntokës’, Sejdarasi tregon shërbimet që do të ofrojnë satelitët

7 Janar 2023 | 21:13

Gazetari Bardhi Sejdarasi tha në emision Review në Euronews Albania se shërbimet më të mëdha të satelitëve do t’i marrë Ministria e Mbrojtjes, por edhe agjenci të tjera.

Sejdarasi u shpreh se çmim që i është dhënë Shqipërisë për këtë shërbim është më i ulëta që është dhënë ndonjëherë nga kjo kompani, ndërsa shërbimet që mund të përfitojnë institucionet shqiptare janë të shumëllojshme.

“Ne kemi sot një digë që është me probleme, po e them për herë të parë se nuk dua ta hap këtë çështje. Por satelitë mund të identifikojnë probleme të tilla. Përmes satelitëve merren pamje reale me një imazh shumë të mirë që mund të na sinjalizojnë për zjarret. Kjo është më e thjeshta, po të lexosh kontratën jepet zgjidhje për shumë çështje të rëndësishme”, tha gazetari.

Sipas tij, kontratat thotë që satelitët ofrojnë edhe pamje të nëntokës.

Satelitët japin edhe informacion për cilësinë e plazheve dhe ujërave, të dhëna gjeodezike për territorin ku do ndërtohet, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026