Peka: Rama s’na ka treguar pse na duhen satelitët, s’e di as vetë ç’ka firmosur
Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka tha në emision Review në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama nuk është treguar transparent lidhur me qëllimin e blerjes dhe përdorimit të dy satelitëve nga Shqipëria.
Peka u shpreh se blerja e këtyre satelitëve është një projekt politik i Ramës dhe në vazhdën e megalomanisë për të bërë gjëra të mëdha.
Sipas tij, mungesa e transparencës tregon se as qeveria vetë nuk e di çfarë ka firmosur dhe për çfarë do përdoren satelitët.
“Nga mënyra si Rama e ka paraqitur duket si një projekt politik se sa teknik, sikur Shqipëria ka kapacitet t’i prodhojë vetë satelitët ndërkohë është thjesht një kontratë për t’i marrë me qira. Satelitë të tillë edhe më të rëndësishëm i ka çdo vend i Evropës. Janë mburrur se jemi vendi i parë në rajon, që s’është e vërtetë. Jo çdo gjë e re është e mirë. Duhet të shikojmë për çfarë i shërbejnë Shqipërisë, kostot e këtyre satelitëve, a mund të përdoreshin më mirë këto para. Mungesa e transparencës është defekt politik. Por në të vërtetë as ata vetë s’e dinë se për çfarë kanë firmosur dhe për çfarë iu duhen. Qeveritarët nuk bëjnë transparencë sepse nuk janë të trajnuar, nuk kanë informacion të tregojnë specifikimet e kontratës”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera