Peleshi: Këtë vit do të ndërtojmë qendrën operacionale të mbrojtjes kibernetike

8 Janar 2023 | 11:40

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se këtë vit do të ndërtohet qendra operacionale e mbrojtjes kibernetike.

Në një deklaratë për mediat, Peleshi u shpreh se po në 2023-shin, njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike do të ketë plotësuar 100% kapacitetet e veta njerëzore.

“Viti 2023 do jetë viti kur njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike do të ketë plotësuar 100% kapacitetet e veta njerëzore. Jemi në proces rekrutimesh, kemi ndryshuar strukturën, kemi trefishuar numrin e ekspertëve në strukturë, tani po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike, kemi rritur pagat.

Specialistë të fushës IT dhe të fushës kibernetike, janë profesionet më të paguar dhe më të kërkuara në tregun e punës. Deri më tani i kemi rritur ndjeshëm. Do ndërtojmë qendrën opercionale të mbrojtjes kibernetike. Kemi filluar bashkëpunimet me qendrën në Estoni, viti 2033 kur anëtarësimi do jetë i plotë dhe do jemi kontribues të kësaj qendre”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026