Valë e re Covidi? Mjekja: Frika reale, varianti ‘XBB’ 120 % më infektues se Omicron
Mjekja Aurora Dollenberg është shprehur se variant i ri i virusit i identifikuar si “XBB” po bëhet shumë dominant.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se ky variant është rreth 120%më shumë infektues se variant Omicron.
Më tej ajo këshilloi se vendet nuk duhet të përsërisin gabimin e para dy viteve, kur u shfaq për herë të parë Covid-19 në Kinë.
“Në 29 vende të Europës kemi raste të identifikuara me variantin ‘XBB’, gjë që e rrit më shumë frikën në Europë. Në Amerikë po dyfishohet numri i të infektuarve dhe ky variant po bëhet shumë dominant. Më shumë se 75% të rasteve të reja në SHBA janë tashmë të prekur me ‘XBB’.
Nuk duhet të bëjmë gabimin që kemi bërë para dy vitesh. Varianti I ri është rreth 120% më infektues se sa paraardhësi i tij Omicron. Numri u rasteve të vdekjeve në SHBA nga ky virus është në rritje. Ne nuk mund të kemi një garanci që ky variant dhe për Europën të jetë më specifik”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta