Nëna hodhi foshnjën në lum, Malaj: Ngjarja tronditi themelet e familjes shqiptare

8 Janar 2023 | 16:39

Ish deputetja Nora Malaj komentoi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku 32-vjeçarja hodhi foshnjën e saj në lumin Kir vetëm 6 ditë pasi e solli në jetë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Malaj theksoi se ngjarja në Shkodër ka tronditur themelet e shoqërisë dhe të familjes.

Ajo shtoi se është një ngjarje me dritëhije brenda ndërsa nënvizoi se nuk dihen arsyet që kanë shtyrë të renë  të marrë një vendim të tillë.

“Ngjarja në Shkodër ka tronditur themelet e shoqërisë, të familjes dhe të gjithë raportit njerëzor  dhe raporti social. Përballemi me një situatë që ka brenda shumë dritëhije. Nuk e dimë se si ka rrjedhur ngjarja, si rezultat i një raporti aksidental, si një rezultat i një dashurie të pashpresë si rezultat i pamundësisë për ta mbajtur fëmijën, apo ka ardhur si rezultat i një problematike psikike që mund ta shoqërojnë nënën pas lindjes.

Një gjë është e sigurt se jemi përballë një fakti dhe shoqëria në këtë moment po reflekton fort për të parë se çfarë po ndodh me ne, me familjen. Kemi të bëjmë me një raport jo human dhe jo njerëzor në rolin e nënës. Analiza e shkakut duhet kohë për t’u marrë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz

Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënën një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Alba Xhani, ku dha arsyet pse qytetarët e Prishtinës...
14:52 | 04/10/2025

Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën

Yulia Sirko, deputete e Parlamentit të Ukrainës, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, foli për situatën në Ukrainë dhe mundësitë që ka Rusia...
12:18 | 04/10/2025

Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialiste të Tiranës tha në një intervistë për Euronews Albania se...
13:41 | 18/05/2025