“Dera ishte e hapur”- Zbardhet dëshmia e zyrtares që i vodhën mijëra euro
Euronews Albania ka mundur të sigurojë dëshminë e Alda Klosit, zyrtares së lartë shtetërore në banesën e të cilës u vodhën një shumë prej 540 mijë eurosh si dhe nëj sasi aksesorësh floriri nga sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me të birin Havier Dobin.
Në dëshminë e dhënë Klosi thekson se në momentin që vajza është kthyer në banesë më datën 15 dhjetor, ka konstatuar që dera e shtëpisë ishte e hapur dhe se të gjitha robat në dollapin e dhomës së gjumit ishin hedhur mbi krevat dhe dysheme. Ajo shton se kur shkoi në banesë konstatoi se i mungonin bizhuteritë të cilat i kishte prej vitesh.
“I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi”, thuhet në dosje.
Gjithashtu është marrrë në pyetje dhe vajza e zyrtares, Simona Klosi, e cila ka deklaruar të njëjtin version të ngjarjes me mamanë e saj.
“Është pyetur shtetësja Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006, e cila është vajza e shtetases Alda Klosi e cila sqaron se me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen “Sami Frasheri” ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qendruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel “City” qe ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqerine e klases. Rreth ores 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardes ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në kembe ka shkuar tek shtepija në Rrugën “E kosovareve”. Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtepi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhines ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kesaj menjehere ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar per kete situatën”, thuhet në dosje.
LEXONI GJITHASHTU
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut