Në kampin e emigrantëve, kishin paguar nga 300-500 euro për të mbërritur në Tiranë
Euronews Albania ka mundur të hyjë brenda kampit ku janë duke u strehuar emigrantët e paligjshëm që janë kapur mesnatën e së premtes në operacionin “Perimetri”.
Sipas burimeve bëhet me dije se policia ka identifikuar kamionin e tonazhit të rëndë që në rrethin e Devollit, duke e ndjekur me makinë civile deri në fshatin Leminot të Bashkisë së Maliqit, aty ku drejtuesi i kamionit kishte ndaluar për të blerë kafe pranë një pikë karburanti.
Policia e Korçës ka zbuluar dhe identitetin e 4 personave të tjerë të arrestuar të cilët mendohen se kanë shoqëruar kamionin. Ata janë vëllezërit Amarildo dhe Endri Rrushi, si dhe Renard Biçaku e Urim Bajrami.
Që prej muajit Qershor janë kapur rreth 7500 emigrantë të paligjshëm, kryesisht shtetas sirianë, afganë, marokenë dhe turq. Bashkë me ta, janë arrestuar dhe 85 shtetas shqiptarë të cilët u premtonin dërgimin drejt kryeqytetit në shpërblim të 300-500 eurove. Deri tani vetëm në rolin e ndërlidhësit me shqiptarëve dhe emigrantëve të paligjshëm, është arrestuar vetëm një shtetas afgan.
Aktualisht, kampi i emigrantëve, është i pozicionuar pranë stacionit kufitar të Kapshticës dhe ushqimi i tyre sigurohet nga Drejtoria e Policisë Kufitare.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus