KE përjashton 21 universitete hungareze nga programet Erasmus dhe Horizon
Komisioni Evropian ka vendosur të pezullojë fondet Erasmus dhe Horizon për 21 universitete hungareze të drejtuara nga fondacione të lidhura me qeverinë.
Në prill 2021, këto universitete u shndërruan në “fondacione të interesit publik” të drejtuara nga njerëz të afërt me kryeministrin Viktor Orbán.
Shkak i pezullimit është bërë prania e figurave politike dhe atyre pranë qeverisë Fidesz në bordet drejtuese, si dhe mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve europiane.
Ky vendim nuk vlen për qendrat që kanë nënshkruar kontrata përpara datës 15 dhjetor, datë kur Komisioni vendosi të ngrijë fondet. Komisioni do t’i riaktivizojë këto programe sapo Hungaria “të korrigjojë parregullsitë”.
Budapesti, nga ana e tij, ka premtuar reformimin e ligjit, por tani për tani ka vendosur vetëm që politikanët që janë pjesë e fondacioneve të mos mund të votojnë për çështje të caktuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil