95% e shqiptarëve kanë imunitet nga COVID-19, thotë mjeku Pipero

11 Janar 2023 | 08:10

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi se 95% e shqiptarëve kanë krijuar imunitet nga COVID-19, sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Akademia e Shkencave.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Pipero nënvizoi se kjo e bën vendin tonë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga variantet e reja të COVID-19.

“Unë mendoj që njerëzit kanë një mundësi ta aplikojnë dozën e katërt të vaksinës, por flas për fasha të caktuara të popullsisë. Jo për të gjithë popullsinë. Kush ka bërë 3 doza është i mbrojtur maksimalisht, 100 të sigurt nuk ka. Ka një lajm shumë të rëndësishëm. Nga studimet që ka bërë Instituti i Shëndetit Publik dhe Akademia e Shkencave, rezulton që rreth 95% e shqiptarëve, e të rriturve kryesisht, kanë imuntitet.

Kjo dëshmon që qoftë rënia në kontant me virusin, qoftë vaksinimi, kanë mundësuar arritjen e asaj që e quajmë imuniteti i tufës, çka  ndryshe nga vendet e tjera, na bën neve më të sigurt, më të qetë dhe  më të mbrojtur nga variantet e reja të COVID-19”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024