Shpërblimi për ish-të përndjekurit politik, Manja tregon objektivat për vitin 2023

11 Janar 2023 | 12:46

Ministri Ulsi Manja në një dalje për mediat foli dhe në lidhje me shpërblimin për ish-të përndjekurit politik.

Ai tha se nga rreth 22 mijë aplikime të kësaj kategorie 13 mijë prej tyre kanë marrë zgjidhje.

Po ashtu Manja theksoi se dosje të tjera do të merren në shqyrtim dhe gjatë vitit 2023, ku ish-të përndjekurit politik do të marrin shpërblimin që u takon.

“Do të jetë një proces që ndërlidhet me ministrinë e drejtësisë dhe ministrin e financave. Në Ministrinë e Drejtësisë janë trajtuar 21 mijë e 900 kërkesa brenda afateve ligjore, nga të cilat 13291 aplikime kanë marrë zgjidhje, është përllogaritur fatura dhe i janë dërguar ministrisë së financave sigurisht për të vazhduar me procesin e dëmshpërblimit.

29 vendime të Këshillit të Ministrave janë  miratuar në funksion të këtyre aplikime dhe do të vazhdojë edhe për vitin 2023. Janë në proces shqyrtimi rreth 8609 dosje të tjera të ndara në kategori, 3723 janë kategoria dënime kapitale, vrasje, burgim apo izolim në hetuesi dhe 4886 janë kategoria dëbim, internim. Një problematikë që kemi hasur në lidhje me këtë çështje na rezultojnë rreth 3036 kërkesa që nuk janë trajtuar fare nga Ministria e Drejtësisë”- tha Ulsi Manja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026