Kapen me 11 kg heroinë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Kroaci

12 Janar 2023 | 09:44

Dy shqiptarë janë arrestuar në Kroaci pasi janë kapur me 11 kilogram heroinë.

Mediat kroate bëjnë me dije se ata janë arrestuar më 10 janar, ndërsa heroina kap vlerën në treg rreth gjysmë milion euro.

Shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije e kishin fshehur drogën në makinë por ishte qeni i policisë që e zbuloi.

Bëhet e ditur se dy shqiptarët ishin futur në Kroaci nga kufiri me Malin e Zi.

Synimi i tyre ishte që heroinën ta transportonin nga Shqipëria për në tregun e Evropës Perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026