Mbeti në det të hapur pas defektit, shpëtohet anija me 3 persona në bord

12 Janar 2023 | 09:34

Një anije peshkimi me tre persona në bord është mundur të shpëtohet në veri të derdhjes së lumit Seman, pas një avarie që pati me sistemin motorik.

Mjeti lundrues pati dëmtim të sistemit elektrik, çka solli paaftësinë e motorit për të lundruar. Pas sinjalit të marrë për ndihmë, Kapiteneria e vlorës bëri të mundur dhënien e ndihmës së menjëhershme për mjetin dhe shpëtimin e tre peshkatarëve.

“Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga  anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord,  që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë”, njofton kapiteneria e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026