Balla: Do të ndryshojmë urgjentisht ligjin për Komisionet Hetimore
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla është shprehur se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore.
Këtë deklaratë e bëri në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku u diskutua kalendari i Kuvendit që nis sesionin e ri më 16 janar të këtij viti.
Deklarata e tij vjen si përgjigje ndaj kërkesës së PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për shpenzimet e fluturimeve me charter të kryeministrit Edi Rama.
“Kuvendi i Shqipërisë të adresojë në mënyrë urgjente të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese në 20 vitet fundit. Bëhet fjalë për një ligj që ka një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, ka një sërë interpretimesh që duhen marrë në konsideratë dhe dakordësia ka qenë në konferencën e kryetarëve që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të transpozohen në logj. Edhe rregullorja e Kuvendit ka nevojë për ndryshime. Mendoj se në mënyrë urgjente ne do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore, por propozimi im ka qenë që të kemi një Komision për të adresuar këto ndryshime”- tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spiunët jashtë politikës? Balla: PD po pengon nismën e PS
- A do të merren politikanë të tjerë në pyetje për Gërdecin? Avokati jep detajet
- Balla: Do hapim garën për Avokatin e Popullit, të kandidojë kush përmbush kriteret
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush