Balla: Do hapim garën për Avokatin e Popullit, të kandidojë kush përmbush kriteret

12 Janar 2023 | 13:08

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, deklaroi në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të enjte, se PS do të hapë garën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ballla në fjalën e tij tha se opozita e kishte kohën e nevojshme për të zgjedhur Avokatin e Popullit, por nuk e shfrytëzoi atë.

Ai ftoi të gjithë personat që përmbushin kriteret ligjore të hyjnë në garë për t’u zgjedhur në postin e Avokatit të popullit.

“Opozita e pati kohën e nevojshme për t’i dhënë vendit një avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do të hapim garën. Do të jetë një proces i hapur dhe ka një traditë që opozita propozon avokatin, por jo e emëron atë. Emërimin e ka Kuvendi, duhet t’i sqarojmë gjërat. Gara duhet të jetë e hapur dhe ftoj avokatët, apo personat që përmbushin kriteret të vijnë të kandidojën dhe pastaj i bëj thirrje opozitës të negociojë për të rënë dakord”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026