Familja me 3 invalidë në Devoll, shtëpia po shembet, kempi shkon për ilaçe
Familja Sejdo në Sul të Devollit është një nga rastet kur fjala tragjedi mund të duket pak.
Albana është gruaja e cila ka përjetuar gjithçka nën lëkurën e saj, teksa ka parë dy fëmijët e saj t’i ndërrojnë jetë, ndërkohë që djali tjetër Ernesti lëngon në shtrat për shkak të probleme me zemrën dhe depresionit të thellë.
“Po bej 30 vite martesë, më kanë vdekur 2 fëmijë, kam një djalë me probleme të shëndetit, vetë vuaj nga mushkëritë dhe kjo është ambienti ku çfarë bie jashtë është në dhome. Kjo është nga e keqja, nuk jetohet, unë me tërë këto ilaçe”, thotw Albana Sejdo.
Të ardhurat e saj janë shumë të pakta dhe më së shumti shkojnë për ilaçe për të dhe bashkëshortin e saj.
“Me tërë këto ilaçe. Ja ku janë ilaçet për mushkërinë. Djali me probleme, burri me diabet, me sytë, me zemër. Unë për vete marr 13 mijë lekë, jo 130 mijë por 13 mijë lekë; të ha bukë, të marr ilaçe, të shtrohem nëpër spitale? Kjo është e ardhura ime. Nuk kam të ardhura ta operoj, nuk kam syze t’i ble se vuan e nga sytë”, shprehet ajo.
Në pamundësi për të festuar, kryefamiljarja tregon se edhe shpërblimi i fundvitit u shpenzua për ilaçe.
E sikur të mos mjaftonte kjo, shtëpia e saj sot është pa energji elektrike, pasi drejtuesit e OSSHE kanë parë mundësinë e një zjarri të mundshëm, për shkak të lagështisë.
Mbijetesa e kësaj familje mundësohet prej kohësh nga ndihma e bashkëfshatarëve dhe të afërmeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Do kryente një krim të rëndë, familjarët njoftuan policinë për 36-vjeçarin në Lezhë
- Kriza energjetike, Balluku: Mbrojtëm mbi 1 milion abonentë familjarë
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës