Kreshnik Spahiu: Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin se rrahu rojën e parkingut

12 Janar 2023 | 22:21

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now me Erla Mëhillin” si Sali Berisha përjashtoi Azem Hajdarin se rrahu rojën e parkingut.

“Sali Berisha ka përjashtuar në mars të vitit 1993 Azem Hajdarin vetëm se i ra një shpullë rojës së parkingut, Sotirit në oborrin e PD-së, vazhduan pastaj me Ngjelën e të tjerë dhe shumë raste,” – u shpreh Spahiu.

Duke folur për 4 deputetët e përjashtuar së fundmi në Partinë Demokratike, juristi tha se deputetët janë në parlament me vendim të popullit dhe nuk mund të përjashtohen me një vendim partie.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026