Si të shpenzojmë më pak kohë në celular?

13 Janar 2023 | 08:00

Nëse po filloni të ndiheni sikur po kaloni shumë kohë në telefonin tuaj, po kjo është e vërtetë dhe ju ndodh të gjithëve.

Në nivel global, 4.1 trilion orë u shpenzuan duke parë ekranet e celularëve vitin e kaluar, sipas një raporti nga Data.ai, ekuivalent me 470 milionë vjet. Amerikanët dhe britanikët mesatarë shpenzojnë të paktën 1/5 e ditës së tyre duke përdorur një të tillë, me foto, mesazhe apo aplikacione video të formës së shkurtër si TikTok që marrin edhe më shumë kohë.

Studimet tregojnë se gjithnjë e më shumë celularët po na humbin kohë cilësore. Shkurtimi i përdorimit të celularit tuaj me vetëm një orë në ditë ju bën më pak të shqetësuar, më të kënaqur me jetën dhe më shumë gjasa për t’u përkushtuar drejt prioriteteve.

Sugjerimet e ekspertëve se si të kalojmë më pak orë në celular:

  • Identifikoni aplikacionet ‘problematike’ dhe futini ato në foldera që nuk bien në sy
  • Vendosni një afat kohor (sa orë në ditë doni ta përdorni)
  • Qartësoni përfitimet tuaja pa celular, gjeni mënyrat si mund ta shfrytëzoni kohën pa celular
  • Filloni duke bërë 15 minuta pushim çdo ditë, pa e pasur telefonin afër
  • Vendosni rregulla të tipit, pa telefon në darkë, ose pas një ore të caktuar
  • Mos rrini në celular kur shtriheni për të fjetur
  • Të paktën një ditë pa celular në fundjavë, do ia dilnit?
  • Mos e mbani celularin në tavolinë kur uleni për të ngrënë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024