VIDEO/ Dalin përpara gjykatës zyrtarët e Financave, mungon në seancë Arlind Gjokutaj

13 Janar 2023 | 10:24

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj me drejtorin e çështjeve ligjore në këtë dikaster, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi privat Alban Ruli do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë.

Me herët ndaj tyre është vendosur në mungesë masa arrest me burg.

Burime bëjnë me dije se Arlind Gjokutaj mungon në seancën e nisur prej orës 9:30 për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se ai është i shtruar prej dy ditësh në spital. Në seancë është paraqitur Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli.

Gjokutaj, Hoxha dhe Ruli u arrestuan të mërkurën me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Arrestimet vijnë pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërkohë hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026