Telashe për Joe Biden? Presidenti në vështirësi pas gjetjes së dokumenteve të reja

13 Janar 2023 | 17:11

Joe Biden ka ulur rëndësinë e stokut të dytë të dokumenteve sekrete të gjetura në një nga rezidencat e tij.

Një gazetar e pyeti se cili ishte reagimi i tij pasi dokumentet ishin gjetur në një makinë dhe Biden tha: “Do të kemi mundësinë të flasim për këtë së shpejti, me vullnetin e Zotit. Por, sikurse e thash më herët dhe meqë ra fjala sërish, makina ime ndodhet e mbyllur në një garazh. Ajo nuk ndodhet në rrugë, por gjithsesi”.

Republikanët, që tani kontrollojnë Kongresin, deklarojnë se do ta hetojnë rastin.

“Nëse shohim rastin e Biden, ai atëherë nuk ishte president, ishte zëvendës. Ai i mbante dokumentet në vende të ndryshme të aksesueshme dhe tani kritikon presidentin Trump. A e përdori ai Departamentin e Drejtësisë për të bastisur resortin e Trump? A ishte e drejtë kjo? Kjo është një histori që dihej që para zgjedhjeve të mesmandatit, por përse u mbajt sekret ndaj amerikanëve?”, u shpreh Kevin McCarthy, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Departamenti i Drejtësisë ka caktuar një prokuror të posaçëm për të hetuar rastin, por për republikanët, kjo është e pamjaftueshme. Shtëpia e Bardhë dhe avokatët e Biden po punojnë për të kontrolluar dëmet.

“Ne besojmë se hetimet do të tregojnë se këto dokumente ishin zhvendosur pa dashje dhe presidenti dhe avokatët e tij vepruan menjëherë pas këtij gabimi”, tha Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Por çështja që shtrohet është ç’do të ndodhë nëse zbulohen dokumente të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026