Pandemia Covid-19, Basha akuza shtesë qeverisë: Rriten infeksionet, bien testimet

12 Tetor 2020 | 16:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi gjendjen e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri. Me një shënim në faqen zyrtare në “TWitter”, lideri i opozitës thotë se në vend vihet re një prirje në rritje e rasteve të reja, ndërsa akuzon qeverinë se nuk po merr masat e duhura.

Ai thekson se qeveria në vend që të shtonte testimet për të gjurmuar rastet e mundshme të Covid-19, ka bërë të kundërtën duke i ulur ato.

Lideri demokrat shkruan se në një kohë kur qytetarët kanë nevojë për ndihmë, kryeministri Rama vazhdon t’i qëndrojë besnik planit të “vjedhjeve dhe gënjeshtrave”. 

“Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra”, shkruan Basha.

Për z. Basha plani anti-krizë i PD-së është një alternativë, përmes së cilës do ndihmoheshin shumë qytetarë në lehtësimin e barrës së vështirësive, të shkaktuara nga pandemia e coronavirus.

 “Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret”, shkruan Basha.

Lexoni gjithashtu: 

Kreu i PD-së Lulzim Basha: Rama ka vite që s’dëgjon qytetarët, por oligarkët!

“Laku po shtrëngohet”, Basha mesazh të koduar kryeministrit Rama

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026