Kërkesat e turizmit, Topuzi: Pse duhet t’i marrësh taksë një ambienti që me vendim të qeverisë nuk është përdorur
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që strukturat akomoduese në kryeqytet të mos paguajnë taksën e ndërtesës në bashki për vitin 2020, pasi ato po shfrytëzojnë vetëm rreth 10% të kapacitetit
Kreu i shoqatës Shqiptare e Turizmit, Zak Topuzi tha për Euronews Albania se taksa të cilës kjo shoqatë i ka bërë kërkesë bashkisë që të hiqet, është një nga taksat më të rënda të industrisë turistike duke qenë se hotelet kanë sipërfaqe të mëdha.
“Është një taksë që për kapacitetet e hotelit kalon nga 10 mijë deri në 30 mijë euro në vit. Nuk themi që nuk duhen paguar taksat, por duke qenë se industria është në situatë të vështirë dhe janë kufizuar shërbimet kryesore të siç janë organizimet festive, ambientet e brendshme kanë qenë të mbyllura, këto kanë ndikuar që kapacitetet e hotelit të mos shfrytëzohen plotësisht.
Pse duhet t’i marrësh taksë një ambienti që me vendim të qeverisë nuk është përdorur”, tha z. Topuzi.
Teksa risolli më vëmendje faktin se Këshilli Evropian, në kushtet e pandemisë së CIVID-19 u ka kërkuar vendeve evropiane që të heqin të gjitha taksat për 2020, z. Topuzi theksoi faktin që sipas tij nuk duhet harruar se Shqipëria është një nga vendet më të varura nga turizmi në rajon, e dyta pas Malit të Zi.
“Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet kuptuar nga qeveria është se nga studimit e fundit rezulton se Shqipërua në studimet e fundit cilësohet si një nga 10 vendet më të varura nga turizmi pas Malit të Zi dhe një goditje e sektorit do ta bëjë të pamundur rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit”, tha z. Topuzi.
Lexoni gjithashtu:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus