Brenda ‘fermës’ së kanabisit, gruaja: Shefat kishin kode, na lajmëronin për policinë
Një grua e cila ka punuar në një punishte kanabisi gjatë vitit 2016, ka rrëfyer për Euronews Albania ekperiencën personale të 7 viteve më parë.
Gruaja tha se ishte një punë shumë e vështirë për gratë, pasi duhet të flinin në sera dhe të qëndronin pa komunikuar me familjen. Ajo tha se poseduesit e lëndës narkotike flisnin me kode, por që kishin informacionin kur mund të vinte për kontrolle policia.
Gruaja theksoi se kur kishte indicie për kontrolle, ato e fshehnin lëndën narkotike në pyll, madje atje fshiheshin dhe vetë për t’i shpëtuar uniformave blu.
“Ata flisnin me kode, s’është s’e merrnim vesh shumë. Ne e kuptonim, na thoshin kur do vinte policia dhe e hiqnim mallin e çonim në pyll.
Atje ku kam parë unë, kanabisi mbillej shumë larg në pyll. Zona të thella, ku vinin deri në një farë pike me makina dhe pastaj me këmbë. Zona ku nuk shkonte dot makina. Kur na lajmëronin ne, ne fshiheshim në pyll ose kush kishte mundësi kthehej në shtëpi.
Punën shumë e vështirë për gratë, të iki gruaja nga fëmijët dhe të flerë në serë dhe të mos ketë komunikim me familjet është shumë e vështirë. Ne nuk e kishim këtë problem pasi në darkë flinim në shtëpi, për gratë nga rrethet ishte e vështirë. Por për të fjetur njerëzit filluan të hapnin shpitë dhe të mbanin gratë që vinin nga larg”, tha gruaja.
LEXO GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)