Rehova me sytë nga turizmi, investime në infrastrukturë

14 Janar 2023 | 16:24

Hyrja e re e fshatit turistik të Rehovës në Kolonjë është një investim i cili pritet të sjellë një numër me të lartë turistësh në këtë zonë, duke parë dhe shndërrimin e shtëpive në bujtina.

“Padyshim që Rehova është ajo pjesa e mjaltit ku pjesë e 100 fshatrave që kanë fokus turizmin dhe ka ruajtur traditën dhe historinë me shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Ne kemi bërë portën e parë hyrëse të Rehovës në fazën e zhvillimit final ku Rehova do të jetë hoteli i parë horizontal në Shqipëri ku në çdo derë ka ekonomi të parë turizmin,” – u shpreh kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai.

Pjesëmarrës në eveniment ishte ambasadori austriak dhe ajo zvicerane, të cilët kanë vlerësuar investimet që sjellin zhvillim ekonomik dhe turistik.

“Në fakt nuk është hera e parë për mua në Rehovë, isha si turist dy vjet më parë jam i lumtur që jam këtu në Ersekë me miken time ambasadoren zvicerane. Prej shumë vitesh kemi një program rajonal ku mbështesim zhvillimin rajonal në Shqipëri, në Rehovë e cila ka potencial turistik dhe falënderojmë për mikpritjen,” – u shpreh ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steine.

“Është vizita ime e parë në Kolonjë, është shumë bukur të jesh këtu dhe natyra mbresëlënëse, jemi të lumtur që mbështesim këtë investim dhe unë do të vij vet si turiste me vone e me pas do të përpiqem të sjell dhe turistë të tjerë zvicerane në këtë vend,” – tha ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Vitin e kaluar Rehova mirëpriti mbi 20 mijë turistë. E veçanta e kësaj zonë lidhet me mikpritjen, ku thuajse të gjithë banorët e zonës I presin turistët në shtëpitë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh

Autoritetet serbe kanë arrestuar në Beograd shtetasin malazez Vuk Vulleviq, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli për akuza që lidhen me...
10:31 | 13/07/2026

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026