Muzeu Etnografik në Gjirokastër, një prej objekteve më të vizituara

14 Janar 2023 | 18:08

Muzeu Etnografik në Gjirokastër është një prej pikave më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Vlerat folklorike, etnografike të ekspozuara në eksponantet e tij tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Ky muze përbën një vlerë të veçantë sa i përket promovimit të arkitekturës të banesave karakteristike ashtu edhe vlerave të pasura të traditës shqiptare. Materialet muzeale, reliket, elementet e folklorit, kostumet, veshjet popullore të gërshetuara me teknologjinë janë mjaft tërheqëse për vizitoret, kryesisht ata të huaj.

“Interesi për Muzeun Etnografik që pasi është hapur më 20 shtator, ka qene relativisht i lartë. Ka pasur vizitorë të huaj kryesisht deri në muajin nëntor pastaj kanë shprehur interes dhe vizitorë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, po gjithashtu dhe nga Kosova,” – u shpreh ciceroni Besian Dida.

Turistët nga vende të ndryshme të botës e cilësojnë mbreslënëse vizitën në Muzeun Etnografik.

Përgjatë vitit 2023 ky muze pritet të tërheqë një numër të lartë mes turistëve që vizitojnë Gjirokastrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026