“Rama po të jetë i interesuar të bëjë kërkesë”, studiuesit debat për gjuhën shqipe
Studiuesi Behar Gjoka është i mendimit se nëse kryeministri është vërtetë i shqetësuar për ruajtjen e shqipes atëherë ai duhet të bëjë një kërkesë për gjuhëtarët.
“Kërkesën drejtuar gjuhëtarëve, institucioneve, akademisë,” – u shpreh ai për “Review” në Euronews Albania.
Nga ana tjetër, studiuesja Nevila Nika tha se Instituti i Gjuhësisë ka detyrim parësor të mbrojë gjuhën dhe për këtë nuk i duhet një kërkesë me shkrim nga kryeministri.
Sipas Gjokës, ata mund të bëjnë studimin, por pa kërkesën e kryeministrit nuk mund të mishërohet.
“E bëri ai studimin, e botoi, por problemi është këtu që shteti duhet ta marrë shumë seriozisht këtë problem,” – u shpreh studiuesi.
“Akademia e Studimeve Albanologjike është një institucion i një niveli të lartë. Rektori i kësaj akademie merr miratimin e Presidentit të Republikës, nuk është një institut dosido. Pra, ata e kanë për detyrë, më të mirët janë atje,” – u shpreh nga ana tjetër studiuesja Nika.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)