31-vjetori i FRESSH, mungon Rama, Veliaj: Të rinjtë pjesë e këshillave bashkiakë
Forumi i Rinisë Eurosocialiste feston sot 31-vjetorin e themelimit të saj. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në pallatin e kongreseve, kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherësh drejtues politik i qarkut, Erion Veliaj deklaroi se të rinjtë e FRESSH përbëjnë 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Ne do të vazhdojmë që në Këshillat Bashkiak të kemi një kuotë për çunat dhe gocat e qytetareve tona për të marrë vendime dhe për të qenë aty ku caktohet e ardhmja e qyteteve tona”, tha Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj nuk la pa shigjetuar as kundërshtarin.
“Ftesa ime për ju sot është të flisni me ata që nuk mendojnë si ne. Jemi të rinj, kemi një jetë, një plak i lojtur nuk mund të na mbajë peng, një politikë e mbrapsht nuk mund ta bllokojë qytetin. E ardhmja i përket çunave dhe gocave dhe FRESSH është organizata më e hapur”, u shpreh Veliaj.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se të rinjtë do të vijojnë të bëjnë ndryshimin.
“Mos ndalemi duke trokitur në çdo derë, duke folur sesa shumë gjëra janë bërë, po sa shumë do të na presin në të ardhmen, me punë, me punë dhe vetëm me punë”, tha Nikolla.
Në këtë ditëlindje të 31-të të FRESSH mungoi kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West