A do kthehen shqiptarët nga Britania? Flet avokati Naim Hasani
Avokati Naim Hasani është shprehur se deklaratat që bëri ditën e djeshme ministri britanik në lidhje me shqiptarët janë për qëllime elektorale.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania ai tha se kthimi për emigrantët e paligjshëm në Britani ka ekzistuar gjithmonë, ndërsa theksoi se në deklaratën e ministrit nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme.
“Ka pasur deklarata për qëllime elektorale për të kthyer sadopak anën e sondazheve. Ministri i emigracionit ka pasur çdo herë përplasje me emigrantët por jo në një situatë të tillë. Britani u ka dhënë mbrojtje me vite të gjithë atyre që kanë pasur nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Nëse je në Britani në mënyrë ilegale mund të kthehesh nëse e drejta jote për të qëndruar në Britani ka përfunduar. Ligji ka ekzistuar edhe më parë. Në deklaratën e ministrit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por theksi është padyshim shqiptarët”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)