Censusi i shpendëve, klima largon zogjtë nga vendi
Gjatë këtyre dy ditëve të fundit është zhvilluar censusi i shpendëve në Shqipëri. Në liqeni e Ohrit dhe të Prespës është vën re numër i ulët i shpendëve kjo për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike dhe dimrit më të butë krahasuar me vitet e mëparshme.
Gani Bego, specialisti i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura tha se shpendët e vërejtur këtë vit janë të njëjtët me vjet dhe nuk ka ardhje të shpendëve të rinj.
“Nga të dhënat e para të grumbulluara nga cencusi, për shkak të klimës të butë pritet numër më i ulët i shpendëve. Shpendët zakonisht vijnë nga veriu i Europës, në qoftë se në veri dhe sivjet presim një numër me të ulët. Shpendët që kemi rastisur këtë vit janë të njëjtët me vjet, pra nuk ka shpendë të rinj, por numri është më i ulët”, tha Bego.
E njëjta situatë paraqitet dhe në liqenet e Prespës. Në numrin e ulët të shpendëve ka ndikuar dhe ulja drastike e nivelit të ujit në këto liqene.
“Dimri aktual këtë vit është më i butë ndërkohë numri i shpendëve është më i ulët ndërsa si numër llojesh është pothuajse i njëjtë. Si risi në fakt shohim edhe madhësinë e tufave, distancën e tyre me bregun e liqenit dhe shohim që ka disa ndryshime për shkak se në liqenin e Prespës kemi ulje drastike të nivelit të ujit, dhe kuptohet që pjesa e kallamishtave është shumë e rëndësishme si habitat”, tha Spase Shumka, profesor mjedisi.
Censusi i shpendëve zhvillohet për dy ditë rresht në 3 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi të cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe i Prespës.
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)