Pala fituese e zgjedhjeve në Mal të Zi fton “Listën Shqiptare” të jetë pjesë e qeverisë

13 Tetor 2020 | 14:54

Në Malin e Zi vijojnë ende negociatat për krijimin e qeverisë së re. Kreu i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka theksuar se ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para, në mënyrë që të mund të flitet për detajet e shpërndarjes së vendeve në qeveri.

Një ide e ka të qartë lista shqiptare për t’u futur ne qeveri, por fillimisht duhet te bihet dakord me fituesin e zgjedhjeve, Zdravko Krivokapiç, mbi qëllimet e programit qeverisës. Në një intervistë për Euronews Albania, Nik Gjeloshaj tha se ditën e enjte do të zhvillojë një takim me fituesit e zgjedhjeve, ndërsa tha se shqiptarëve u intereson të jenë pjesë e qeverisë.

“Ne e kemi analizuar kohën e fundit situatën që e kemi këtu në Mal të Zi. Ne gjithmonë e kemi pranuar si koncept që ne shqiptarët, është mirë të jemi pjesë e qeverisë. Nuk kemi takime zyrtare ende, por do të takohemi ditën e enjte. Aty do të dëgjojmë prej tij (Zdravko Krivokapiç) se cili është vizioni dhe koncepti i qeverisë. Kërkesat tona janë të shumta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026