Berishës i ndërpritet fjala në Kuvend, hyn ‘live’ në Facebook
Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i është ndërprerë fjala në Kuvend, nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, pasi sipas kësaj të fundit, atij i kishte mbaruar koha e vënë në dispozicion.
Por kryedemokrati e bllokoi foltoren për të vazhduar fjalën e tij dhe hyri live nga llogaria e tij në rrjetin social, Facebook.
Pas këtij veprimi, Nikolla vendosi mbylljen e seancës, për shkak të tensionimit të situatës.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se mazhoranca ka frikë nga fjala e opozitës, nga bëmete tyre dhe nga zgjedhësit.
Madje, teksa deputetët socialiste po largoheshin nga salla, kryedemokrati përdori ironi duke thënë; “A e morët Rozetën me vete?”, duke iu referuar ngjarjes ku sanitarja grabiti mijëra euro nga banesa e zyrtares, Alda Klosi.
LEXONI GJITHASHTU
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë