Berishës i ndërpritet fjala në Kuvend, hyn ‘live’ në Facebook

16 Janar 2023 | 16:31

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i është ndërprerë fjala në Kuvend, nga kryeparlamentarja, Lindita  Nikolla, pasi sipas kësaj të fundit, atij i kishte mbaruar koha e vënë në dispozicion.

Por kryedemokrati e bllokoi foltoren për të vazhduar fjalën e tij dhe hyri live nga llogaria e tij në rrjetin social, Facebook.

Pas këtij veprimi, Nikolla vendosi mbylljen e seancës, për shkak të tensionimit të situatës.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se mazhoranca ka frikë nga fjala e opozitës, nga bëmete tyre dhe nga zgjedhësit.

Madje, teksa deputetët socialiste po largoheshin nga salla, kryedemokrati përdori ironi duke thënë; “A e morët Rozetën me vete?”, duke iu referuar ngjarjes ku sanitarja grabiti mijëra euro nga banesa e zyrtares, Alda Klosi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026