Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 19 mars
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 19 mars, ka vendosur kryetarja e Parlamentit, Danijela Gjuroviç.
Gjuroviç njoftoi se zgjedhjet i shpalli në përputhje me Ligjin për zgjedhjen e Presidentit, shkruan Euronews Serbia.
Nëse asnjë nga kandidatët e mundshëm nuk merr më shumë se gjysmën e votave të votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve, raundi i dytë do të mbahet pas 14 ditësh.
Siç u bë e ditur, çështja që u ngrit në publik për mbajtjen e njëkohshme të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Malit të Zi dhe zgjedhjet për President nuk varet nga kryetari i Kuvendit.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, mandati i deputetëve zgjat katër vjet, që do të thotë se zgjedhjet e rregullta për deputetë në Parlamentin e Malit të Zi duhet të mbahen në vitin 2024.
LEXONI GJITHASHTU
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:07 Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes
- 09:03 Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë
- 08:45 Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)
- 08:31 Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
- 08:17 Aksident në mesnatë në Korçë, Audi përmbyset në mes të rrugës