Dritan Abazoviç: Raport miqësor me Ramën e Kurtin, Kosova t’i bashkohet Open Balkan
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se ka një raport shumë të mirë dhe miqësor me homolgët e tij, kreun e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Abazoviç u shpreh se bashkëpunimi i Malit të Zi me Shqipërinë ka arritur në një nivel shumë të lartë dhe shtoi se kjo duhet të shërbejë si model për shtetet e tjera të rajonit.
Sipas tij, nisma rajonale Open Balkan është mjaft e rëndësishme dhe çdo shtet i rajonit, përfshirë Kosovën, duhet të jetë pjesë e saj, në mënyrë që të dialogohet.
“Me Ramën dhe me Kurtin, bashkëpunimi shkon shumë mirë. Me Ramën, e kemi çuar në një nivel që mendoj se, çdo herë kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi duhet të kenë raporte të tilla, raporti është në nivel shumë të lartë. Sa i takon zotit Kurti, kemi një raport shumë të mirë, miqësor. Shpresoj se shumë shpejt do të organizojmë vizita zyrtare, qoftë me ardhjen e zotit kurti në Podgoricë, qoftë me vizitën tonë në Prishtinë.
Dera, dritarja dhe dora e shtrirë e Malit të Zi do të jetë për çdo shtet në rajon dhe ideja jonë është që vetëm në bashkëpunim me të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhet të krijojmë marrëdhënie shumë të mira. Mendoj se me Shqipërinë, këtë nivel që kemi arritur, mundet të jetë modeli se si duhet të bashkëpunojmë edhe me shtetet e tjera në rajon”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)