Rama: Kemi nevojë që ta njohim dhe vlerësojmë më mirë figurën e Skënderbeut

16 Janar 2023 | 19:34

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me autorin Aurel Plasari dhe të rinj, në 555-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kemi nevojë për ta njohur më mirë figurën e Skënderbeut dhe për ta vlerësuar më mirë kontekstin në të  cilin ai veproi.

Sipas Ramës, kaq shumë gjëra për të mësuar nga historia e Skënderbeut.

“Unë nuk mund të shtoj gjësend në aspektin shkencor të hulumtimit, por mbase mund të shtoj diçka në këtë përgjigje, duke e lidhur me diçka që Aureli e tha pak më parë, që Skënderbeu na qenka një mit që e ushqeu dhe e ngriti lart komunizmi. Me këtë reagmin që ju përmendet, ka lidhje edhe kjo. Pra, një lloj kundërveprimi komplet në terr, në emër të një çlirimi nga hija e rëndëe një figure që na e paska imponuar komunizmi.

Nuk mendoj që Skënderbeu ka nevojë për një fushatë për ta mbrojtur. Por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë figurën e Skënderbeut dhe për ta vlerësuar më mirë kontekstin në të  cilin ai veproi, sepse ka kaq shumë gjëra për të mësuar nga historia e tij dhe libri është një ndërgjërat më të vyera që janë shkruar në gjuhën shqipe”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026