“Do ta shohim, duro pak”, Bushati përplaset me Ndrecën: Ke logjikë sterile

16 Janar 2023 | 22:26

Analisti Andi Bushati ka debatuar me juristin Plarent Ndreca, për kalimin e deputetit të Shkodrës, Agron Çela nga Partia e Lirisë, te Partia Socialiste.

Sipas Bushatit, Ndreca ka logjikë sterile, pasi nuk e beson se Çela dhe kryeministri Edi Rama u bashkuan pasi kishin koncepte të njëjta politike.

Ndreca replikoi duke thënë që të shohë sesa vota do të marrë Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 majit.

Plarent Ndreca: Në garë hyhet për të fituar çdo bashki, sidomos Shkodrën, që në gjykimin tim, është ndër qytetet me potencialin më të madh të zhvillimit ekonomik dhe turistik në veri. Është qyteti më i madh, më simbolik i veriut dhe nuk ka njohur administrim nnga Partia Socialiste në këto vite. Është qëllim jo vetëm politik, por për të bërë një rilindje të atij qyteti.

Andi Bushati: Më duket shumë sterile kjo logjika e Ndrecës. Në plan të parë ashtu duket, por a ka shqiptar që na dëgjon duke folur dhe beson që idetë dhe konceptet politike të Çelës dhe Ramës u puqën një ditë?

Plarent Ndreca: Ja do ta shohim shpejt. Duro deri më 14 maj dhe do e shohim.

Andi Bushati: Jam i sigurt, votat do i merrni, namin do bëni, as nuk e diskutoj atë.

Plarent Ndreca: Ky është matësi në demokraci, nuk ka matje tjetër.

Andi Bushati: Matësi me ju, nuk është sa vota do merrni, por sa do na vidhni.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026