Salianji apo Alibeaj, kush e bashkon PD-në? Si përgjigjet Aleksandër Çipa

17 Janar 2023 | 10:26

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa deklaroi se as veprimi i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve dhe as veprimi i Sali Berishës për  shkarkimin e tij, nuk e bashkojnë partinë.

Sipas tij, këto procese thellojnë edhe më shumë ndarjen në Partinë Demokratike.

“As veprimi i zoti Alibeaj për përjashtimin e katër deputetëve dhe as veprimi i foltores së zotit Berisha për të përjashtuar zotin Alibeaj, duke arritur një kuorum statutor për Grupin  Parlamentar, nuk janë procese bashkuese.

Përkundrazi, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse thellojnë atë ndarjen diametrale që është kaq potente në shfaqjen dhe në përfaqësimin institucional të Partisë Demokratike. Të paktën, në të vetmin forum legjitim të mbetur në këtë parti dhe strukturat e saj”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026