PD tërhiqet nga gjyqi për statutin, Sefa: I hap rrugë vendimmarrjes për vulën
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se tërheqja nga gjyqi për statutin e kësaj force politike, i hap rrugë vendimmarjes për vulën.
Në një deklaratë për mediat, Sefa u shpreh se ankimi ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit, po vazhdon të shqyrtohet në Apel.
“Ankimi ndaj vendimit të zotit Zhukri, që është marrë më datën 25 mars, vazhdon të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Prandaj, edhe kjo vendimmarrje, për të hequr dorë, është për të shtyrë gjykatën, për t’i drejtuar gjykatës një kërkesë që të përshpejtojë vendimmarrjen dhe shqyrtimin e asaj çështjeje.
Vendimmarrja jonë lidhet me përshpejtimin e shqyrtimit të asaj çështjeje në Gjykatën e Apelit. Shyqrtimi i asaj çështjeje, është i një rëndësie thelbësore, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare ngërçit juridik në të cilin ndodhet Partia Demokratike”, theksoi ai.
Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimit nga Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë