Alibeaj tërheq ankimin për statutin e PD-së
Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike, në lidhje me bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit.
Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.
Ai tha ndër të tjera se kjo tërheqje do i hapë rrugë gjykimit të vendimit të dhënë nga gjykatësi Agron Zhukri, dhe që jep verdiktin përfundimtar se kujt i takon vula e Partisë Demokratike.
Sefa shtoi se ankimimi për bashkimin e dy Kuvendeve ishte thjesht një artificë që sipas tij vononte zgjidhjen përfundimtare të çështjes se kujt i përket logoja e PD-së.
“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje”- tha ai.
Ai shtoi se gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.
“Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.
Ne kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Që është në thelb dhe problematika kryesore që pret për zgjidhje. Për të përjeshtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim në datën 31 maj.”- shtoi ai.
Sefa theksoi se zgjidhja përfundimtare nga Gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD-së gjatë këtyre muajve.
“Pa dashur të paragjykojë vendimin që do të marrin gjykatësit nuk mund të rri pa përmenudr që për kaq muaj me radhë është e çuditshme në mos e qëllimshme zvarritja pa arsye të qartë e vendimit. Për sa më lart i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj penge të shqyrtojë çështjen Zhukri.”- përfundoi ai.


LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve